Bashkimi Europian kërkon reforma dhe transparencë, theksi te siguria e gazetarëve: Dekriminalizoni shpifjen në media
Gazetaria e pavarur, siguria e gazetarëve, shkeljet e lirisë së shtypi dhe transparenca institucionale ishin çështjet që u trajtuan sot në Seancën e Dytë Plenare të Platformës së Dialogut të Hapur në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunimin me delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Këshillin e Europës. Duke shprehur mbështetjen e BE, ambasadori Gonzato e vuri theksin te dekriminalizimi i plotë i shpifjes për gazetarët në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. “E di që ka pasur sfida, dhe e di që disa nga rekomandimet tuaja nuk janë marrë në konsideratë në fazën fillestare, veçanërisht rekomandimi për të dekriminalizuar plotësisht shpifjen. BE-ja pret që Shqipëria të vazhdojë të miratojë dhe zbatojë reforma në lidhje me lirinë e shprehjes...
Burimi:
top-channel.tv