Bashkia Tiranë aksion në ish-Bllok, hiqen tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme

Bashkia Tiranë aksion në ish-Bllok, hiqen tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme

Pamje nga aksioni TIRANË- Policia Bashkiake, nën drejtimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka ndërmarrë një aksion në zonën e ish-Bllokut ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga disa biznese. Gjatë kontrollit në terren, Policia konstatoi se subjekte të ndryshme kishin zaptuar hapësirat publike duke vendosur karrige dhe tavolina, pa respektuar rregullat dhe kufijtë e përcaktuar. Menjëherë pas kësaj, strukturat e Bashkisë së Tiranës zhvilluan një operacion duke i hequr dhe sekuestruar këto pajisje. Pamje nga aksioni Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj theksoi se hapësirat publike janë pronë e përbashkët dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo të zihen në mënyrë abuzive nga subjekte të caktuara. “Sot ne kemi filluar një aksion në...