Bashkia Cërrik nis konsultimet publike/ Harta territoriale, kryebashkiaku: Vendimi të ndërtohet mbi zërin e qytetarëve

Bashkia Cërrik nis konsultimet publike/ Harta territoriale, kryebashkiaku: Vendimi të ndërtohet mbi zërin e qytetarëve

Ka nisur zyrtarisht procesi i konsultimit publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale në Bashkinë Cërrik. Pas mbërritjes së shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në fuqi periudha 60-ditore e konsultimit publik, gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësinë të japin mendimet dhe propozimet e tyre për hartën e re territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje banorëve të marrin pjesë aktivisht në proces, duke theksuar se kjo reformë prek drejtpërdrejt të ardhmen e komunitetit dhe nuk duhet të shihet si një debat politik. Sipas Dokës, Bashkia Cërrik ka marrë më 3...