Bardhi zbardh detaje: Prokurorët thanë se duhen “3 furgonë” për përgjimet në dosjen e Ballukut
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zbuluar detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u shqyrtua kërkesa e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Bardhi deklaroi se dosja e paraqitur në Kuvend lidhet vetëm me një muaj qeverisje, por sipas tij, materiali hetimor është shumë më i gjerë. “Prokurorët u shprehën se nëse do të printoheshin të gjitha përgjimet për dosjen Balluku, do të duheshin më shumë se tre furgonë me letra”, tha Bardhi, duke shtuar se vetë dosja që ai ka shqyrtuar përmban rreth 16 mijë faqe dhe se i janë dashur 10 ditë për ta lexuar. “Dosja që ka ardhur në Kuvend ka të bëjë...
Burimi:
gijotina.com