Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive. Bardhi ka sjellë në vëmendje deklaratën e deputetes socialiste, Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike e kësaj force në Fier, ku vetëm pak muaj më parë deklaronte se nuk do të kishte shkrirje të bashkive në qarkun e Fierit pasi Divjaka dhe Patosi ishin bashki me një performancë të mirë. “Unë si drejtuese politike e qarkut të Fierit duhet të them që për ne është e rëndësishme që të ruhen sepse dy bashkitë e vogla, në rastin e Patosit janë bashki me përformancë financiare të plotë dhe nuk kanë borxhe ndaj pushtetit vendor. Janë bashki me identitet të fortë dhe...