Bardhi në PE: Shumica parlamentare u përdor për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi! Në Shqipëri shteti…

Bardhi në PE: Shumica parlamentare u përdor për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi! Në Shqipëri shteti…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian, është shprehur se në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Gjatë fjalës së tij, Bardhi përmendi rastin ‘Balluku’ si shembullin se shteti ligjor në Shqipëri nuk funksionon. “Kur SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për të vijuar procedurat ndaj një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Kryeministri urdhëroi shumicën për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, edhe pasi vetë SPAK deklaroi publikisht se mungesa e masës së sigurimit dëmtonte hetimin. Ky është një moment që ngre një pyetje themelore: a përdoret shumica parlamentare për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i...