Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës vijojnë protestën kundër ndërtimit të një e resorti turistik në Baks-Rrjoll. Prej disa javësh banorët po protestojnë kundër ndërtimit të resortit, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Gjatë protestës së sotme, sipas medieve ka pasur përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë, pasi këta të fundit i ndaluan që të futen në kantierin e ndërtimit. Mediat raportojnë se dy qytetarë kanë mbetur të lënduar nga përplasjet. Ata shprehen se e kanë me letra tokën dhe nuk do ta lejojnë të ndërtohet resorti në këtë zonë.