Banorët e Durrësit në protestë: Na prishën shtëpitë pa paralajmërim

Banorët e Durrësit në protestë: Na prishën shtëpitë pa paralajmërim

Banorët e lagjes 14 në Durrës denoncojnë një situatë të papranueshme, shtëpitë e tyre po prishen pa asnjë paralajmërim dhe pa afat të dhënë për largim. Ata thonë se janë nxjerrë në rrugë papritur, pa asnjë strehë ose ndihmë, duke lënë pas gjithë pronat dhe kujtimet e tyre. Një nga banorët shprehet se ndihen të braktisur dhe të pasigurt, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet. Sipas tyre, asnjë punonjës bashkie nuk ka komunikuar më parë planin për prishjen, dhe situata ka shkaktuar panik dhe shqetësim të madh në komunitet. Banorët kërkojnë që bashkia dhe kryetarja e bashkisë Emirjana Sako, të ndërhyjnë dhe të ofrojnë zgjidhje të përkohshme për strehim. Deklarata e banorëve: Banori 1: Jemi sëmurë, na prishën shtëpitë. Një shtëpi duam, se s’kena lekë të paguajmë...