Balluku mbetet e pezulluar! Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetutese: Votimi 4 me 4, ja si votuan gjqytarët (DOKUMENTI)

Balluku mbetet e pezulluar! Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetutese: Votimi 4 me 4, ja si votuan gjqytarët (DOKUMENTI)

belinda balluku-gjykata kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e datës 6 shkurt 2026, shqyrtoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e vendimit të GJKKO mbi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, por nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për vendimmarrje. Gjyqtarët u ndanë në dy qëndrime, me një votim 4 me 4, për rrjedhojë kërkesa e kryeministrit Rama u rrëzua dhe mbeti në fuqi masa e pezullimit ndaj ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.  Në vendimin e zbardhur Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës, sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Pra, ministrat kanë imunitet si deputetët, por nuk i mbron nga pezullimi nga detyra nëse janë nën...