“Balluku”, Gjykata Kushtetuese: Procedura në vijim e sipër, s’ka asnjë vendim përfundimtar!

“Balluku”, Gjykata Kushtetuese: Procedura në vijim e sipër, s’ka asnjë vendim përfundimtar!

belinda balluku TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar deklaratat publike të bëra nga subjekte të ndryshme, lidhur me vendiin për pezullimin e masës "pezullim nga detyra" ndaj Belinda Ballukut. Kushtetuesja sqaron se çështje është ende në zhvillim dhe nuk ka asnjë vendimmarrje përfundimtare, ndërsa thekson se me datë 22 janar do të shqyrtojë çështjen në një seancë plenare publike. Në përfundim të deklaratës, Kushtetuesja thekson edhe një herë përkushtimin për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore. Sqarim për publikun dhe median Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e...