Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në Burksel. Mendohet që në qendër të takimit do të jetë ecuria e procesit për anëtarësimin, ndërkohë që vendi ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24, që në fakt janë hapur të parët. Kujtojmë se pa miratimin e këtij raporti nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve, ndërkohë që me metodologjinë e re të negociatave mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare.
Burimi:
opinion.al