Balluku: 300 apartamentet janë një gjyq publik. Besoj te drejtësia, nuk do të përmend kurrë gjyqtarë e prokurorë
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë ndaj hetimit që po zhvillon SPAK-u në ngarkim të saj. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të postit si ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Balluku përgënjeshtroi aludimet se zotëron 300 apartamente, apo jahte, helikopterë dhe limuzina, duke u shprehur se të gjitha akuzat janë pjesë e një gjyqi publik me të cilin ajo është rritur. Po ashtu vuri në dukje se beson te drejtësia e re dhe nuk do përmendë kurrë gjyqtarë apo prokurorë. ‘Unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale, as në banaqe mediatike por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon ligji. Kam zgjedhur të mos analizoj, të mos komentoj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa...
Burimi:
kohajone.com