“Balla na quajti terroristë”/ Protestuesi thirrje SPAK: Të merret urgjentisht në hetim për shkelje të Kushtetutës…
Një thirrje për bashkim kundër kësaj klase politike vjen nga një protestues në sheshin para Kryeministrisë. Protestuesi kërkoi që SPAK të hetojë deklaratat e Ballës, duke pretenduar se ato bien ndesh me Kushtetutën dhe standardet demokratike. Ai i bëri gjithashtu thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë mandatin e deputetit, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. “Sa herë pushteti tregon forcë e arrogancë ne vetëm dyfishohemi e trefishohemi në këtë shesh. Për herë të parë në 35 vite, dikush ka bërë një deklaratë të paprecendentë ndaj nesh, taulant balla na ka quajtur terroristë. AI është një deputet i parlamentit të Shqipërisë, është kryetar i grupit të PS, ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë nenin 30, ka shkelun konventën europiane të të drejtës së...
Burimi:
sot.com.al