Balla: Gjermania qëndron pranë Shqipërisë me përkrahje të vazhdueshme

Balla: Gjermania qëndron pranë Shqipërisë me përkrahje të vazhdueshme

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me nënkryetaren e grupit Socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Sonja Eichwede, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Balla theksoi rëndësinë e rolit të Eichwede në çështjet e drejtësisë në Parlamentin Federal të Gjermanisë, si dhe angazhimin e saj aktiv në komisionet që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Ai vlerësoi kontributin e saj në hartimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili garanton pavarësinë e gjyqësorit, forcon institucionet demokratike dhe siguron sigurinë juridike. Gjithashtu, Balla nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme që Bundestagu gjerman i jep Shqipërisë. Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm për thellimin e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.