Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pasi është thirrur nga Prokurori për të dëshmuar në procesin lidhur me pronat e të birit. Gjatë fjalës për gazetarët jashtë kamerave, Martinaj ka deklaruar se fatin e djalit të tij e dinë të gjithë përveç medias dhe prokurorisë. Ndërkohë që ka theksuar se djalin ia kanë vrarë në Durrës. “Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit,” tha babai i Martinajt....