Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është ekzekutuar në Durrës, të gjithë e dinë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është ekzekutuar në Durrës, të gjithë e dinë

Mustafa Martinaj TIRANË-Mustafa Martinaj, i ati i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 është paraqitur në GJKKO. Mustafa Martinaj ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij Ervis Martinaj të njohur si “bosi i lojërave të fatit”, por seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes. Në ambjentet e GJKKO, Mustafa Martinaj është shprehur se djali i tij është vrarë në Durrës, teksa thekson se ka folur Byrosë Kombëtare të Hetimit 2 muaj pas ngjarjes.  Mustafa Martinaj: Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas...