Babai goditi me thikë vajzën në Durrës/ Ndërhyri të parandalonte ngjarjen, mbetet i plagosur edhe një kalimtar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës, ku babai, shtetasi Mikel Ndoi, plagosi me thikë të bijën, Xh.Ndoi. Onard Memlika, kalimtar i rastit që ka tentuar të parandalojë ngjarjen ka mbetur po ashtu i plagosur me thikë. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv