“Babai është bashkëpunëtor në krim”/ Deklarata e bujshme e avokati të rastit të Bleona Matës: Hetimet do të na çojnë edhe tek i ati
Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të bujshme sa i përket rastit të zhdukjes së Bleona Matës. I ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, ai u shpreh se babai i vajzës mund të ketë lidhje në zhdukjen e saj, kjo pasi është treguar prej vitesh shumë indiferent për këtë çështje. “Fjalët e mia shkojnë edhe për të atin. S’ka treguar kurrë interes për këtë. Për fat të keq, ai është pjesë e lojës. Këtë ju a them unë me bindje. Hetimet do vazhdojnë dhe jam i bindur se shumë shpejtë do shkojmë te foleja e grerëzave. Problemi është që babai del keq shumë në këtë lojë”, u shpreh avokati. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv