Avokatin e ish-presidentit Meta e godasin me derën e makinës në fytyrë! Përfundon në kirurgji

Avokatin e ish-presidentit Meta e godasin me derën e makinës në fytyrë! Përfundon në kirurgji

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim në spital. Bëhet me dije se Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për arsye ende të paqarta, ku dhe e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë. Kujtojmë që Cakrani është mbrojtës i kreut të Partisë së Lirisë në procesin gjyqësor ndaj tij në GJKKO, me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Sakaq, nuk është zbardhur e plotë dinamika, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ushtrimin e funksionit të tij apo jo.