Avokati i Popullit nga Berlini: Vetëm 25% e vendimeve të Strasburgut ekzekutohen në kohë
Avokati i Popullit, Endrit Shabani ngriti shqetësimin për nivelin e ulët të ekzekutimit në kohë të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), gjatë një takimi të nivelit të lartë të zhvilluar në Berlin. Takimi u organizua nga ministrja gjermane e Drejtësisë, Stefanie Hubig, në bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), dhe iu kushtua sfidave që lidhen me zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Gjatë diskutimeve, Shabani theksoi se vetëm 25% e vendimeve të GJEDNJ-së për Shqipërinë arrijnë të ekzekutohen brenda afateve. Sipas tij, ky ngadalësim institucional cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve te drejtësia dhe te shteti i së drejtës. “Një vendim gjyqësor e përmbush qëllimin e tij vetëm kur kthehet në përmirësim konkret...
Burimi:
sot.com.al