Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve në portin e Durrësit dhe Vlorës. Pranë Autoritetit të Konkurrencës, që qershor të këtij viti, ka ardhur në rrugë elektronike, një ankesë, nëpërmjet së cilës pretendohet se nga tre tragete që kanë operuar në portin e Vlorës, tashmë operon vetëm një kompani, e cila sipas ankimuesit, vendos çmime abuzive ndaj udhëtarëve. Autoriteti i Konkurrencës ka nisur fillimisht një procedurë për monitorimin e tregut të transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve në portet e Durrësit dhe të Vlorës, duke përfshirë monitorim në terren pranë ndërmarrjeve, Ventouris Ferries SHPK (Duni Port Agency), Adria Ferries SHPK dhe Euro Ferries SHPK si dhe u kërkua informacion nga Autoriteti Portual Durres, Autoriteti...