Automjeti me shpejtësi tej normave del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Gramsh (DETAJE)
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Gramshit. Raportohet se një automjet me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me shtyllën. Në momentin e aksidentit ka pasur edhe qytetarë me fëmijë duke ecur në trotuar por që kanë shpëtuar mrekullisht.
Burimi:
sot.com.al