Aulon Kalaja denoncon gjendjen e urës në fshatin Sukth-Vendas: Rrezikohen banorët e zonës
Aktivisti Aulon Kalaja ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të një ure në zonën e Ishmit, përmes një denoncimi në rrjetet sociale, duke theksuar rrezikun që u kanoset çdo ditë banorëve dhe veçanërisht fëmijëve. Sipas tij, mbi këtë urë kalon çdo ditë një furgon që transporton rreth 30 fëmijë nga fshati Sukth-Vendas drejt shkollës në Bubq. Kalaja thotë se ura është në kushte të amortizuara dhe pa asnjë standard sigurie, ndërsa ndërhyrjet e vetme janë bërë nga vetë banorët. ”Banorët kanë vendosur kompensata dhe dërrasa të gozhduara për të mundësuar kalimin e makinave. Kjo është një urë ku kalojnë çdo ditë automjete dhe njerëz, pa asnjë element sigurie”,-shprehet ai. Ura në fjalë shërben si lidhje mes dy bashkive, Krujës dhe Durrësit, duke e bërë...
Burimi:
kohajone.com