Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, rrezikon të mos përfundojë brenda vitit 2030 lidhjen e saj me rrjetin kryesor europian të transportit, për shkak të vonesave të gjata në zbatimin e projekteve, mangësive në përzgjedhjen e tyre dhe problemeve me mbikëqyrjen. Shqetësimi vihet në dukje në një raport i ri i Gjykatës Europiane të Auditorëve, ECA, i cili vlerësoi se projektet e transportit në rajon po përparojnë me ritme shumë më të ngadalta nga sa kërkohet për përmbushjen e objektivave të kësaj dekade. Shqipëria është një nga gjashtë përfitueset e Kornizës së investimeve në Ballkanin Perëndimor, WBIF, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut...
Burimi:
sot.com.al