Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishaj, ja sa vite do të bëjë…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO ) ka dënuar me burg përjetë Plaurent Dervishajn dhe ka dënuar me 35 vite Julian Meçen lidhur me atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Edhe Prokuroia e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar të njëjtin dënim për të dy, me akuzën se kanë pasur rol në organizimin dhe financimin e atentatit ndaj ish-prokurorit dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut. Atentati ndaj ish-prokurorit u zbardh plotësisht nga transkriptimi i bisedave në aplikacionin e koduar SKY ECC, që përdorej masivisht nga elementë të krimit të organizuar në vendin tonë. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ndoja ishte në automjet me një...
Burimi:
sot.com.al