Atentati ku u plagos 30-vjeçari në Lezhë, policia ushtron kontroll në banesa. Disa persona të shoqëruar, zbardhen lëvizjet e autorëve
Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesa gjatë mbrëmjes së të dielës, 1 shkurt, pas atentatit ku u plagos 30-vjeçari Sokol Daci në Rrilë të Lezhës. Mësohet se disa persona janë shoqëruar gjithashtu në polici. Personi që ka shkëmbyer zjarr me autorët nga brenda berberhanes, ku ndodhi ngjarja, ka qenë një punonjës policie. Por në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.
Burimi:
kohajone.com