Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rikthyer atë në qendër të politikave kombëtare dhe duke garantuar një buxhet prej 5 përqind ose më shumë për modernizimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës theksin e vuri edhe tek rënia e numrit të nxënësve në shkolla, teksa shtoi se pa rindërtuar arsimin, çdo hap përpara për vendin është i pamundur. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se një pedagog pa kërkim shkencor nuk ka vlerë dhe kërkimi shkencor duhet të jetë testi më kryesor për qenien e tij pedagog ose jo. “Pra, gjithçka shkoi në një degradim të madh. Arsimi në të gjitha nivelet, në të gjitha ciklet. Asnjë pushtues nuk...
Burimi:
gijotina.com