“Arrestoni Ramën”/ Revolta e 49-të kundër qeverisë, jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Poshtë patronazhistët
Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama. Prej 49 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën, ndërsa shprehet të vendosur se do të protestojnë deri në largimin e Ramës. Marshimi vijoi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministri, ku renditën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit bëjnë thirrje për arrestimin e Ballukut. “Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Rama bë burg, Berisha në burg”, jehojnë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të sotëm.
Burimi:
sot.com.al