Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane me akuzën e posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen, pas një operacioni të zhvilluar në provincën e Ankonës. Sipas autoriteteve italiane, gjatë operacionit policor u zbuluan gati 300 gramë kokainë të ndara në 343 doza, të dyshuara se ishin gati për t’u hedhur në tregun e drogës. Operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë të Antidrogës italiane, i zhvilluar përmes survejimeve dhe ndjekjeve në qytetin e Ankonës dhe zonat përreth. Aksioni policor u zhvillua në Piazza Rosselli, ku agjentët ndaluan automjetin e të dyshuarit dhe gjetën 25 pako me kokainë. Hetimet kishin zbuluar më herët edhe vendin kryesor të fshehjes së drogës, ku u gjetën 274 pako të tjera të groposura pranë një rruge provinciale në Monsano....