Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, ish këshilltar i Vuçiçit! Dyshohet për fshehje të një krimi
Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Milic, u arrestua në kuadër të një hetimi për zhdukjen e një personi të njohur për botën e krimit në Serbi. Sipas mediave serbe, shefi i policisë dyshohet se ishte në shoqërinë e personit të zhdukur në natën kur ndodhi ngjarja. Milic u la në paraburgim për 48 orë për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale të moskallëzimit të veprës penale dhe ndihmë të autorit. Sipas mediave, hetimet lidhen me një takim të organizuar në një restorant në zonën e Senjakut në Beograd, ku thuhet se janë takuar dy figura të njohura të botës së krimit, Aleksandar Nesovic, i njohur si Baja dhe Sasha Vukovic, i njohur si Boske. Sipas raportimeve, të dy kishin konflikte të mëparshme...
Burimi:
sot.com.al