Arrestohet në Shqipëri i riu nga Vlora/ Pjesë e grupit kriminal në Spanjë, iu sekuestrua mbi 82 kg kokainë

Arrestohet në Shqipëri i riu nga Vlora/ Pjesë e grupit kriminal në Spanjë, iu sekuestrua mbi 82 kg kokainë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Vlorë fazën e 93-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranë dhe Interpol Madrid, u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Vlorës shtetasi Klevi Kananaj, 30 vjeç, i cili do të ekstradohet në Spanjë. Autoritetet spanjolle kishin lëshuar ndaj tij një urdhër arresti për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, pas një hetimi që lidhet me një sasi prej 82.84 kilogramësh kokainë të sekuestruar më 5 shkurt 2026 në portin e Vigos, në Spanjë. Sipas hetimeve, droga ishte gjetur e fshehur në një kontejner, ndërsa...