Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor të koduar “FAST”. Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u realizua nga Sektori për Kërkimin FAST Albania në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas lokalizimit dhe identifikimit të personit të kërkuar. Në pranga ka rënë Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë, ndaj të cilit autoritetet italiane kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar me qëllim ekstradimi. Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, Gjykata e Apelit e Romës, me një vendim të marsit 2025, e ka dënuar Likën me 6 vite burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim. Aktualisht, Interpol...