Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

Një çift është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se mashtronin qytetarë duke u premtuar blerjen e apartamenteve dhe u merrnin shuma të mëdha parash. Sipas policisë, dy të arrestuarit, një burrë 39 vjeç dhe një grua 34 vjeçe, bashkëjetues, i bindnin qytetarët se do t’u blinin apartamente dhe se kishin kryer pagesat përmes bankës. Pasi merrnin paratë, ata dyshohet se falsifikonin mandate banke për t’u treguar viktimave se shumat ishin depozituar, ndërkohë që në realitet paratë përvetësoheshin prej tyre. Dokumentet e rreme ua paraqitnin edhe kompanive të ndërtimit, me qëllim që të lidhnin kontrata fiktive për shitblerje apartamentesh. “Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues. Nga hetimet e kryera dyshohet se 2...