Arrestohet 23-vjeçari/ Kapet në flagrancë, duke transportuar 5 emigrantë ilegalë drejt Tiranës
Një 23-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Operacioni i koduar “Tranzit”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër në Kakavijë, çoi në kapjen në flagrancë të të riut teksa transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas policisë, shtetasi me iniciale F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, u ndalua në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, ndërsa po transportonte me një automjet tip Volkswagen pesë emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt vendeve të BE-së. Hetimet paraprake tregojnë se i riu dyshohet se po i transportonte...
Burimi:
sot.com.al