Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

Dy shtetase rumune janë arrestuar nga policia e Fierit. Blutë bëjnë me dije se dy të arrestuarat kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë. Njoftimi:  Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset:   -I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.   Këto shtetase kishin marrë me qira...