Arrestohen dy policë të Komisariatit 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Arrestohen dy policë të Komisariatit 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Dy efektivë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë rënë në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në pranga janë vënë D. B., 25 vjeç, dhe E. K., 23 vjeç, të dy me gradën Inspektor dhe pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3. Sipas AMP-së, hetimi nisi menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetin social ku shfaqeshin pamje që ngritën dyshime për sjelljen e efektivëve. Pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, u bë arrestimi në flagrancë i dy policëve. Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, të kryera në bashkëpunim. Njoftimi i...