Arrestohen 16 persona/ Operacioni anti-drogë në Itali, goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës

Arrestohen 16 persona/ Operacioni anti-drogë në Itali, goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës

Autoritetet italiane kanë kryer një operacion policor me qëllim goditjen e grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Si rezultat i kësaj është goditur një organizatë shqiptare, e cila merrej me trafikun e drogës në zonën e L’Aquila. Në kuadër të kësaj janë arrestuar 16 persona, ndërsa 40 të tjerë janë vënë nën hetim. Aktiviteti i shpërndarjes kryhej kryesisht nëpërmjet mesazheve të koduara dhe skemës me “delivery”, dorëzim i sigurtë në banesë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale mbërritën nga Shqipëria në Itali me vizë turistike, në fillim të të njëzetave, pa precedentë penalë, pa një histori gjyqësore pas tyre. Ata zbarkuan në Romë, pastaj dikush i orientoi në L’Aquila. Ata u vendosën në apartamente në periferi të kryeqytetit, përdorinin...