Arrestimi i Beqirit/ Tabaku: Nuk mjafton ndalimi i zbatuesve, duhet të hetohet arkitekti i këtij sistemi korruptiv

Arrestimi i Beqirit/ Tabaku: Nuk mjafton ndalimi i zbatuesve, duhet të hetohet arkitekti i këtij sistemi korruptiv

Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas arrestimit të Ermal Beqirit në Francë. Tabaku thekson se Beqiraj nuk u ndalua falë një operacioni të Policisë Shqiptare, por në Francë, për shkak të pasioneve luksoze që e ekspozuan. “Një tjetër dështim i një shteti që dhunon qytetarët kur protestojnë, por mbyll sytë përpara të shumëkërkuarve që abuzojnë me paratë e shqiptarëve”- thekson ajo. Tabaku shprehet se dosja e AKSHI-t tregon se si buxheti i shtetit dyshohet se ishte “hakeruar” nga brenda: tenderë të paracaktuar, konkurrentë të kërcënuar dhe fondet publike nën kontrollin e një pakice. Deputetja thekson se nuk mjafton ndalimi i zbatuesve, por duhet të hetohen ideatorët, miratuesit dhe të gjithë ata që kanë autorizuar buxhetet dhe pagesat....