Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

Pas transferimit të dhjetëra të dënuarve me rrezikshmëri në Peqin, Durrës dhe Fier, tani vjen një tjetër operacion. Sonte, nën masa të rrepta sigurie, është realizuar transferimi i 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEDP Peqin. Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, duke garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit. Sipas burimeve jo zyrtare, ky transferim bëhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë, megjithatë transferimi i menjëhershëm ka sjellë vështirësi në akomodim dhe në procesin e përshtatshmërisë së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar ngarkesë të shtuar për strukturat e IEDP Peqin. Operacioni ishte i planifikuar në çdo...