Arben Malaj: Ja arsyet pse Rama dhe qeveritarët e babëzitur nuk e meritojnë besën e shqiptarëve
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka tradhtuar besimin e shqiptarëve gjatë viteve në pushtet. Në një postim të titulluar “Nuk ka ‘BESË’ me të ‘PABESËT'”, Malaj rendit tetë arsye pse, sipas tij, Rama dhe qeveria e tij nuk e meritojnë më besimin e qytetarëve, duke e akuzuar për premtime të pambajtura, kapje të shtetit, favorizim të oligarkëve, dështim në luftën kundër korrupsionit dhe nxitje të emigracionit të të rinjve. Sipas ish-ministrit, “nuk ka besë për të pabesët”, ndërsa argumenton se qeverisja 14-vjeçare e Ramës ka prodhuar një Shqipëri më të varfër dhe më të zbrazur nga qytetarët. Postimi i Malajt: Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”. Tetë arsyet kryesore...
Burimi:
gijotina.com