Apeli për korrupsionin prish vendimin për dosjen e call centerave, çështja kthehet për gjykim të ri

Apeli për korrupsionin prish vendimin për dosjen e call centerave, çështja kthehet për gjykim të ri

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar këtë të enjte se ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të dhënë më 17 qershor 2025, duke rikthyer çështjen për gjykim me një tjetër trupë gjykuese. Bëhet fjalë për dosjen e njohur të call centerave, ku të pandehuritJusel Mici dhe Mendim Domi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 15 milionë euro përmes mashtrimeve kompjuterike. Përveç dënimeve me burg, ndaj tyre janë sekuestruar dhe konfiskuar dhjetëra pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare. Gjykata shpalli fajtor Jusel Micin për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Fillimisht ai u dënua me një total prej 12...