Apeli i GJKKO konfirmon dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin akuzohen për trafik droge dhe grup kriminal

Apeli i GJKKO konfirmon dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin akuzohen për trafik droge dhe grup kriminal

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot, vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurit Robert Myftari. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Daniela Shirka dhe Tereza Merkaj vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Myftari u shpall fajtor për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë. Për këtë akuzë, ai u dënua me 10 vite burgim. Gjithashtu, ai u shpall fajtor për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, për të cilën iu caktua një dënim prej 2 vitesh burgim. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, gjykata vendosi një dënim të vetëm prej 10 vitesh burgim. Gjykata urdhëroi që Myftari...