Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha një dënim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me një të tretën në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duke rezultuar në 6 muaj burg për secilin. Gjithashtu, të pandehurve u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Por sot Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e...