Anuela Ristani: Inteligjenca emocionale dhe zemërgjerësia janë forca e grave

Anuela Ristani: Inteligjenca emocionale dhe zemërgjerësia janë forca e grave

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, uroi gratë dhe vajzat, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri. Ristani theksoi se forca e grave nuk matet vetëm me arritjet personale, por edhe me mënyrën se si ato mbështesin njëra-tjetrën dhe hapin rrugë të reja për vajzat që vijnë pas tyre. Sipas saj, empatia, inteligjenca emocionale dhe zemërgjerësia nuk janë dobësi, por vlera që i bëjnë gratë më të forta dhe që forcojnë gjithashtu edhe shoqërinë. “Le të vazhdojmë të ecim përpara me besim, duke krijuar më shumë mundësi, më shumë barazi dhe më shumë dritë për çdo grua dhe vajzë”, shkruan Ristani. 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet në mbarë botën për të...