Angli/ Katër shqiptarë dënohen me 11 vite burg, 500 mijë sterlina fitim nga “shtëpitë e barit” në Essex
Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi të krimit të organizuar që ishte i përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të kanabisit, janë dënuar me më shumë se 11 vjet burg, pasi hetimet zbuluan se grupi kishte fituar mbi 500,000 paund midis viteve 2023 dhe 2025. Sipas policisë në Essex të cilës i referohet Top Channel, grupi i udhëhequr nga vëllezërit Sefedin dhe Eldi Tafa, kontrollonte plantacionet e kanabisit dhe siguronin materialet dhe pronat e nevojshme për kultivimin e tij. Ata u ndihmuan nga Servet Dobrushi, i cili merrej me organizimin e shitjes së kanabisit të prodhuar. Në nivelin tjetër të grupit, ishin Asterjo Sata dhe Reols Havalja, të cilët mbikëqyrnin kultivimet dhe shpërndanin kanabisin dhe fitimet në të gjithë vendin. Operata e...
Burimi:
top-channel.tv