Angli/ Foto në rrjetet sociale me paratë e drogës dhe pistoletë, dënohet i riu shqiptar. Daily Mail: Sjellje arrogante

Angli/ Foto në rrjetet sociale me paratë e drogës dhe pistoletë, dënohet i riu shqiptar. Daily Mail: Sjellje arrogante

22-vjeçari shqiptar, Kelmend Tershalla, u dënua me 25 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap me drogë të fshehur nën makinën e tij dhe kishte postuar në internet foto ku tregonte shuma të mëdha parash cash, armë dhe ora luksoze. Sipas shkrimi të Daily Mail të cilit i referohet Top Channel, Kelmend Tershalla u arrestua në High Wycombe, Buckinghamshire, vitin e kaluar pasi u ndalua nga policia gjatë një kontrolli antidroge. 22-vjeçari, i cili u paraqit në gjykatë me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, tani është burgosur për 25 muaj. Gjatë seancës gjyqtari e kritikoi Tershallën për imazhet e tij duke pozuar me para, drogë dhe armë. Meqenëse është dënimi i tij i parë në Mbretërinë e Bashkuar, gjyqtari i shpjegoi atij se...