Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas përmbajtjes së transmetuar mbrëmjen e kaluar në një emision investigativ, ku njërit prej anëtarëve të këtij institucioni, Olger Eminaj iu publikuan mesazhe telefonike të papërshtatshme me një denoncuese. KLP nënvizon se çdo çështje me natyrë disiplinore ndaj anëtarëve të tij shqyrtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese, ndërsa shton se procesi i verifikimit po vijon për një zbardhje të plotë dhe të paanshme të rastit. Gjithashtu, KLP sqaron se ankesa e qytetares është përcjellë për shqyrtim pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përputhje me procedurat ligjore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim përmbajtjen e transmetuar gjatë emisionit investigativ “Stop”, ditën e hënë, datë 23.03.2026. Në kuadër të transparencës...
Burimi:
gijotina.com