Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

Ditën e djeshme u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku u votuan disa nga postet kryesore, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm. Për numrin dy të partisë rikandidonte Flamur Noka, i cili kishte përballë Saimir Korreshin. Procesi i djeshëm u shoqërua me mjaft debate dhe pakënaqësi, duket se janë shprehur edhe në fletën e votimit. Në fotot e mëposhtme shihet se anëtarët kanë zgjedhur t’i vënë një kryq të madh të dy kandidatëve, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tij. Pavarësisht këtyre votave të pavlefshme dhe debatit që shoqëroi mbledhjen, Flamur Noka arriti të rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai siguroi 184 vota, ndërsa rivali i tij Saimir Korreshi mori 84 vota, duke fituar një tjetër mandat katërvjeçar si numri dy...