“Amnistinë do e shohim pasi të marrim vlerësimin për Themeloret”, ministri Gogu: Do bëhet patjetër
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp 11 javë pas marrjes së detyrës, dhe paraqiti prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për fazën aktuale të reformës në drejtësi. Për pritjen e të burgosurve që i kanë sytë nga amnistia, e cila ka ngrirë, Gogu shpjegon se pragu më i afërt për diskutime është java tjetër. “Është një instrument i politikës sonë penale që u dizenjua për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje. Do të ndodhë, patjetër. Jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin...
Burimi:
top-channel.tv