Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO. “Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur,. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu.
Burimi:
sot.com.al